Çepani: Shqipëria sot e ka çmimin e naftës sa Gjermania, por rrogat 10 herë më të ulta

March 10, 2022
1 minut lexim

Në një intervistë për Ora News, aktivistja Edlira Çepani u shpreh se rritja e çmimit të naftës do të ndihet në shumë sektorë të tjerë të ekonomisë.

Ajo tha se po të t’i krahasosh çmimet e naftës në vendin tonë janë po aq sa në Gjermani kur Shqipëria i ka rrogat 10 herë më të ulta.

Ajo shtoi se qeveria ka sugjeruar deklarata absurde di të ecet në këmbë sepse askush nuk ka vdekur për bukë deri më tani.

Çepani: Ne po i ndjejmë në kurriz efektet e rritjet së çmimit të naftës. Qeveria ka ekipe ekspertët e ekonomisë që mund të gjejnë zgjidhje në këto raste. Atëherë nëse nuk e bëjnë këtë gjë për çfarë i kemi, për çfarë i duam? Ne kemi pagat më të ulta në rajon dhe çmimit më të larta. Edhe rritjet e naftës e kemi më të lartën.

Po ta krahasosh ne e kemi naftës sa gjermania, por kur gjermania i ka pagat 10 fish më të larta se sa ne. Pra ata e kanë çmimin shumë pak më të lartë se sa ne, ndërsa ne i kemi rrogat 10-fish më të ulta se ata. Rritja e çmimit ka filluar qysh vitin e kaluar, por pagat nuk janë rritur fare. Nëse nuk merren masa atëherë kjo krizë do të thellohet. Masa ka marrë edhe Kosova për uljen e çmimit.

Ne na thonë se të ecim në këmbë dhe se askush nuk po vdes për bukë. Unë nuk e di se në çfarë realiteti jetojnë këta. Nuk po ia dalin njerëzit të bëjnë blerje dhe kjo do të thellohet akoma më tepër. Kjo shto edhe pasojat e pandemisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sot 55 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Story i radhës

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë “është më keq se një krim, është një gabim”

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë