CEO i Snapchat thotë se ambiciet e Facebook me metaverse janë hipotetike

April 29, 2022
1 minut lexim

Themeluesi i Snapchat Evan Spiegel foli për ambiciet e Facebook me “metaverse” duke thënë se ajo që gjiganti i medias sociale synon të arrijë është hipotetike dhe e paqartë.

Duke folur për realitetin e shtuar, Spiegel tha se kompania e tij është në pozita shumë të favorshme për zhvillimin dhe orientimin e teknologjisë së dekadës së ardhshme falë shërbimeve që aktualisht i ofron dhe përdoren nga miliona njerëz në mbarë botën.

Me 332 milionë përdorues aktivë dhe vlerë tregu prej 46.95 miliardë dollarë, Snapchat është kompani më e madhe se Twitter por merr vëmendje shumë të ulët.

Spiegel tha se 90% e përdoruesve të Snapchat ndihen rehat, të lumtur dhe të lidhur me njeri-tjetrin. Ai tha se është platforma më e lumtur në botë krahasuar me aplikacionet e tjera. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ushtria ruse bën fajtore shërbimet sekrete, dhe nis të distancohet nga Vladimir Putini

Story i radhës

Ukrainasve iu kërkohet të mos e përdorin naftën për vetura, por për ushtri

Të fundit nga

ShkoLartë