Cenaj: Prishtina është klubi më i madh në Kosovë

January 21, 2022
1 minut lexim

Prishtina nuk ndalet me përforcime.

Në moshën 1-vjeçare, Drilon Cenaj u largua nga Kosova së bashku me familjen e tij për në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës.

Ai kthehet në vendlindje në moshën 24-vjeçare për ta vazhduar karrierën si futbollist te klubi më i madh në Kosovë, FC Prishtina.

Cenaj është zhvilluar si futbollist në Bosnje me ç’rast e ka nisur karrierën te FK Sarajevo.

Cenaj që aktivizohet si mesfushor qëndror, si junior është transferuar te Chievo Verona në Itali teksa më pas i’u bashkua ekipit të parë të Salernitanës në Apenine.

Driloni ka luajtur edhe për CS Pandurii Targu Jiu (Rumani), Celic Zenica (B. Hercegovinë), Nyíregyhaza dhe Szentlorinc SE në Hungari para se t’i bashkohet Prishtinës.

Me t’u prezantuar te Prishtina, Cenaj e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

“Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe është kënaqësi që jam bërë pjesë e saj. Në ekip më kanë pritur shumë mirë si bashkëlojtarët ashtu edhe stafi. I falëndëroj të gjithë për pritjen. Atmosfera është shumë e mirë.

Stërvitjet janë duke shkuar shumë mirë dhe jemi duke punuar shumë mirë. Përgatitjet janë shumë të mira dhe mendoj se me këtë ritëm dhe punë do të jemi shumë lart.

Synimet e Prishtinës janë për pjesën lart në tabelë. Ka shumë cilësi në ekip dhe do të provoj që ta ndihmoj sa më shumë ekipin”, ka thënë Cenaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk e shpëtoi nga nominimi, Dagz tregon se a do e vazhdojë shoqërinë me Donaldin?

Story i radhës

Rrëshqiti ndërsa hidhte mbeturinat, gjen vdekjen 61-vjeçari

Të fundit nga

ShkoLartë