Çekia dhe Polonia pajtohen që të mbrojnë hapësirën ajrore sllovake

min lexim

Republika Çeke dhe Polonia kanë arritur marrëveshje për të mbrojtur hapësirën ajrore të Sllovakisë fqinje, pasi Bratislava do të heqë dorë nga përdorimi i avionëve luftarakë MiG-29 në fund të këtij muaji.

Kjo marrëveshje për mbrojtje e nënshkruar më 27 gusht pritet të jetë në fuqi deri kur Sllovakia – shtet anëtar i NATO-s – të pranojë dërgesën me avionët F-16 nga Shtetet e Bashkuar.

Dërgesat me avionë amerikanë pritet të arrijnë më 2024.

Ministri i Mbrojtjes së Polonisë, Mariusz Blaszczak, ajo e Çekisë, Jana Cernochova, dhe ministri i Mbrojtjes së Sllovakisë, Jaroslav Nad, nënshkruan marrëveshjen në një bazë ajrore në Sllovaki.

“Avionët luftarakë polakë do të nisen nga baza e stacionuar në territorin polak. Avionët çekë do të ofrojnë po ashtu mbrojtje ajrore nga baza që gjendet në territorin e Republikës Çeke dhe do të kthehen në bazat e tyre të përhershme sapo të përfundojnë misionin”, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovakisë.

Ministri Nad tha muajin e kaluar se Sllovakia mund të shqyrtojë mundësinë që t’ia japë flotën e saj të MiG-29 – avionëve të prodhimit sovjetik – Ukrainës, në një këmbim të mundshëm të avionëve të tjerë, teksa Kievi po vazhdon të luftojë pushimin rus.

Flota me MiG-29 që ka Sllovakia besohet se është në vlerë prej 300 milionë dollarësh.

Qëkur Rusia nisi luftën, Ukraina – që nuk është anëtare e NATO-s – u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë që t’i dhurojnë avionë luftarakë për t’u përballur me forcat ajrore ruse.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deçiqi pëson humbje e parë

Story i radhës

​Berisha për marrëveshjen: Hap i rëndësishëm për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Të fundit nga