ceferin flet per realin e liverpoolin dhe per finalen e championsit 6283a5e5ed3f2

Ceferin flet për Realin e Liverpoolin dhe për finalen e Championsit

May 17, 2022
1 minut lexim

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e ka analizuar finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit.

Sipas tij, prania e “Los Blancos” në finale të Championsit është një dëshmi se sa të pastra janë garat e UEFA-s.

“Në gjysmëfinale kisha dyshime nëse Real Madridi mund ta eliminonte Manchester Cityn, mbi të gjitha pas humbjes në lojën e parë. Por, ata (madrilenët) u pa që i kanë shtatë shpirtra, sikur macet. Është një ekip me eksperiencë. Sipas meje, mbrojtja është dobësia e tyre”, deklaroi fillimisht slloveni për portalin “24ur.com”.

Ai e çoi në qiell Karim Benzeman, i cili është favorit për ta fituar Topin e Artë këtë vit.

“Por, Reali e ka mrekullinë Karim Benzema. E kam thënë edhe disa herë, për mendimin ai është njëri prej lojtarëve më të nënvlerëzuar në histori të futbollit. E Luka Modric, sa më i vjetër, po bëhet më i mirë”, shtoi Ceferin.

Ai insiston se nuk ka probleme me Real Madridit, përkundër iniciativës së klubit spanjoll për themelimin e Superligës së Evropës, e cila do të ishte një ligë paralele me Ligën e Kampionëve.

Ceferin ka fjalë të mira edhe për finalistin tjetër të 28 majit, Liverpool.

“Ka lojtarë më të rinj dhe një eksperiencë mjaft të rëndësishme për finale. Nuk do të guxoja ta parashikoj fituesin, zakonisht gjykoj gabim. Do të jetë një finale jashtëzakonisht interesante”, shtoi tutje kreu i UEFA-s.

Ndër të tjera, ai foli edhe për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Kloop, i cili kishte dhënë deklarata polemizuese rreth biletave të finales së Championsit.

“E kam thirr, kam fol me Jurgen Kloppin për këtë temë sepse ai ishte i zemëruar me deklaratat e tij. Tash, ai e kupton. Ai e pranoi se nuk e kishte informacionin e mjaftueshëm dhe në njëfarë mënyre i vjen keq për ato deklarata”, përfundoi Ceferin.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

eshte shembur dheu ne rrugen shkup bllace video 6283a47b716de
Story i mëparshëm

Është shembur dheu në rrugën Shkup- Bllacë (VIDEO)

pse femrat bejne me shume kerkesa per divorc ne krahasim me meshkujt 6283a6216a5ec
Story i radhës

Pse femrat bëjnë më shumë kërkesa për divorc në krahasim me meshkujt?

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë