Mund të jemi vetëm 2 javë nga debutimi i radhës modeleve të rëndësishme të procesorëve dhe ka lajme të mira për gamerat.
Gjenerata e 14-të e procesorëve Intel me emrin e koduar Raptor Lake Refresh do të kenë jo vetëm më shumë bërthama por edhe frekuencë më të lartë.
Disponueshmëria
Së pari ato do të funksionojnë në platformën LGA1700 e cila bëhet e para e Intel që prej 3 gjenerata procesorësh. Rivali AMD aktualisht është në platformën AM5 dhe me shumë gjasa do të ofrojë mbështetje akoma më të gjatë.
Gjithsesi përdoruesit e procesorëve si Core i5-12600K me pllakat amë ekzistuese të serive 600 dhe 700 tashmë mund të blejnë një procesor të gjeneratës së 14-të dhe ta instalojnë në bord me një përditësim të vetëm BIOS.
Madje edhe ftohësit e procesorëve të pajtueshëm me LGA1700 do të funksionojnë me gjeneratën e 14-të të procesorëve Intel.
Rritja më e madhe e performancës mund të vijë në segmentin e ulët dhe të mesëm.
Rritja> | Rritja > | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Core i3-12100 | 4P | Core i3-13100 | 4P | 2 | Core i3-14100 | 6P | |
0E | 0E | 0E | |||||
Core i3-12300 | 4P | Core i3-13300 | 4P | 2 | Core i3-14300 | 6P | |
0E | 0E | 0E | |||||
Core i5-12400 | 6P | Core i5-13400 | 6P | Core i5-14400 | 6P | ||
0E | 4 | 4E | 4 | 8E | |||
Core i5-12500 | 6P | Core i5-13500 | 6P | Core i5-14500 | 6P | ||
0E | 8 | 8E | 8E | ||||
Core i5-12600 | 6P | Core i5-13600 | 6P | 2 | Core i5-14600 | 8P | |
0E | 8 | 8E | 8E | ||||
Core i5-12600K | 6P | Core i5-13600K | 6P | 2 | Core i5-14600K | 8P | |
4E | 4 | 8E | 8E | ||||
Core i7-12700K | 8P | Core i7-13700K | 8P | Core i7-14700K | 8P | ||
4E | 4 | 8E | 4 | 12E | |||
Core i9-12900K | 8P | Core i9-13900K | 8P | Core i9-14900K | 8P | ||
8E | 8 | 16E | 16E |
Numri i bërthamave
Çdo rritje në numrin e bërthamave konsiderohet një lëvizje e madhe dhe është një prej arsyeve pse AMD e bëri linjën Ryzen aq të suksesshëm në 2017-ën duke ofruar dyfishin e asaj çfarë Intel ofronte.
Që atëherë Intel është përgjigjur duke shtuar numrin e bërthamave gjithashtu ndërsa hapi më i madh i hedhur ishte me gjeneratën e 12-të dhe 13-të falë konfigurimit hibrid me bërthama performance P dhe efiaksiteti E.
Flagshipi i Intel kishte deri në 24 bërthama dhe 32 threads Core i9-13900K kundrejt AMD me 16 bërthama dhe 32 threads me Ryzen 7 7950X3D.
Lajmi më i madh i gjeneratës së 14-të është rritja e numrit të bërthamave siç janë modelet bazë Core i3-14100 dhe Core i3-14300 të cilët tashmë kanë 6 bërthama performance dhe 12 threads, por aq sa kishte Core i5-12400 dy vite më parë.
Kujtojmë se gjenerata e 12 dhe 13-të e familjes Core i3 kishte 4 bërthama dhe 8 threads.
Katër bërthama konsiderohet sot minimumi për të luajtur një lojë ndërsa inkurajohen çipe me 6 apo 8 bërthama. Rritja e numrit të bërthamave të Core i3 duhet të shqetësojë AMD e cila aktualisht mbështetet në gjeneratat e kaluara si Ryzen 5000 për të konkurruar me familjen Core i3 të gjeneratës së 12/13/14.
Në segmentin e mesëm, Core i5-14600K pritet të jetë procesori më popullor i kësaj gjenerate dhe mund të përgatitet për një përditësim. Core i5-13600K kishte 6 bërthama performance dhe 8 efikasiteti ndërsa 14600K raportohet se do të ketë 8 bërthama performance.
Lojërat do të jenë ato që përfitojnë më pak nga rritja e bërthamave nga 6 në 8 ndërsa përfitimet e mëdha janë në punët me shumë procese.
Modelet Core i7 kanë pësuar ndryshime gjithashtu dhe to vijojnë në gjeneratën e 14-të. Pasi u rrit nga 12 bërthama dhe 20 Threads në Core i7-12700K në 16 bërthama dhe 24 threads në Core i7-13700K, pritet një tjetër rritje në 20 bërthama dhe 28 threads me Core i7-14700K.
Këtu numri i bërthamave të efikasitetit rritet me 4 duke shkuar në 12 në total krahas 8 bërthamave të performancës. Kombinuar me rritjen e frekuencës, mundet që Core i7-14700K të kapërcejë Ryzen 7 7950X dhe 7950X3D në performancë të përgjithshme.
Rritje e performancës
Rritja e numrit të bërthamave është një mënyrë për të rritur performancën në tërësi por rritja mund të vijë edhe nga drejtime të tjera siç është frekuenca më e lartë, madhësia e Cache apo përmirësime të arkitekturës.
Me gjeneratën e 14-të të procesorëve Intel pritet një rritje modeste performance për bërthamë prej 3 përqind.
Sipas informacioneve të VideoCardz, gjenerata e 14-të me shumë gjasa do të debutojë në mesin e Tetorit. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL