cavusoglu suedia vazhdon te jete qender terheqese per anetaret e feto s 63a462643f2e7

Çavuşoğlu: Suedia vazhdon të jetë qendër tërheqëse për anëtarët e FETO-s

December 22, 2022
min lexim

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu theksoi përgjegjësitë që Suedia ka në marrëveshjen trepalëshe për anëtarësim në NATO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu foli në konferencën e përbashkët për media që u mbajt pas takimit në Ankara me ministrin e Jashtëm të Suedisë, Tobias Billström.

Duke vënë në dukje se kanë shënuar mesazhet dhe hapat që Suedia ka ndërmarrë në kuadër të marrëveshjes trepalëshe të arritur mes Türkiye-s, Suedisë dhe Finlandës, Çavuşoğlu tha se ndryshimet e bëra në kushtetutë dhe ligje do të hyjnë në fuqi në vitin e ri.

Çavuşoğlu tha se janë pozitive deklaratat që Suedia ka bërë se ka hequr kufizimet e vendosura për produktet e industrisë së mbrojtjes. “Kompanitë tona të industrisë së mbrojtjes nuk kanë mundur të marrin ende përgjigjen e nevojshme pozitive për importimin e disa produkteve. Pra, edhe kompetentët e atyre kompanive na kanë thënë se duhet të marrin licencë nga autoritetet tuaja”, tha ai.

Për ekstradimin e personave të lidhur me terrorizmin, Çavuşoğlu tha: “Kanë qenë të rëndësishme deklaratat e homologut tim kryesisht për vendosjen e distancës me organizatën terroriste PYD/YPG. Këto janë hapa të hedhur në drejtimin e duhur. Por, nuk ka një zhvillim konkret lidhur me disa çështje si ekstradimi i kriminelëve të lidhur me terrorizmin dhe ngrirjen e aseteve të terroristëve. Kemi mirëpritur ekstradimin e një personi i cili nuk ndodhej në listën tonë”.

Ministri Çavuşoğlu rikujtoi se Gjykata e Lartë e Apelit në Suedi refuzoi ekstradimin e anëtarit të FETO-s (Bülent Keneş) në Türkiye.

“Ky është një zhvillim shumë negativ. Hedhja e hapave shtesë në përputhje me marrëveshjen trepalëshe në lidhje me ekstradimin e personave me lidhje terroriste, janë pritshmëria jonë më e natyrshme dhe detyrime të Suedisë dhe Finlandës që rrjedhin nga marrëveshja”, tha Çavuşoğlu duke shtuar:

“Përkundër dispozitave të marrëveshjes trepalëshe, Suedia vazhdon të jetë qendër tërheqëse për anëtarët e FETO-s dhe vend ku ata vazhdojnë aktivitetet e tyre. Madje, vazhdojnë ta shohin Suedinë si një vend të përshtatshëm me qasjen se ‘Po të shkojmë atje nuk ekstradohemi dhe për këtë arsye jetojmë të qetë dhe nuk japim llogari për krimet që kemi kryer'”.





MARKETING

RENT A CAR

ali ahmeti nuk bej pazare me kosoven eshte toke e shenjte e lare me gjak video 63a461e97e030
Story i mëparshëm

Ali Ahmeti: Nuk bëj pazare me Kosovën – është tokë e shenjtë, e larë me gjak! (Video)

france greva e kontrolloreve te trenave mund te kushtoje 100 milione euro 63a462d623b7d
Story i radhës

Francë, greva e kontrollorëve të trenave mund të kushtojë 100 milionë euro

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë