Francë, greva e kontrollorëve të trenave mund të kushtojë 100 milionë euro

Ministri francez i Transportit, Clement Beaune tha se greva e kontrollorëve të trenave mund t’i kushtojë kompanisë shtetërore hekurudhore SNCF rreth 100 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Kontrollorët e trenave SNCF do të fillojnë grevën nga 23 deri më 26 dhjetor për të kërkuar paga më të larta dhe status të barabartë me drejtuesit.

Sipas raportimeve të mediave franceze, Beaune deklaroi se kjo grevë mund t’i kushtojë kompanisë SNCF 100 milionë euro.

Ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire i bëri thirrje SNCF-së që të gjejë një zgjidhje për grevën brenda disa orësh.

Sekretari i Përgjithshëm i Konfederatës Demokratike Franceze të Punës (CFDT), Laurent Berger tha se nuk mbështesin grevën e kontrollorëve të trenave.

Një numër i trenave do të anulohen gjatë fundjavës për shkak të grevës.





Story i mëparshëm

Çavuşoğlu: Suedia vazhdon të jetë qendër tërheqëse për anëtarët e FETO-s

Story i radhës

Dinamo me Thaqin edhe më e fortë

Të fundit nga