Çavuşoğlu: Qëndrimi ynë lidhur me ujgurët ka dëmtuar raportet me Kinën

min lexim

Dobësimi i raporteve midis Türkiye-s dhe Kinës vjen nga “shqetësimi” i Pekinit për mbështetjen e Ankarasë për ujgurët e Xinjiangut, në Kinën veriperëndimore, tha sot kryediplomati turk, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

“Marrëdhëniet turko-kineze janë ndikuar nga shqetësimi i Pekinit për shkak të qëndrimin tonë ndaj ujgurëve turq. Ata kanë kërkesa ekstradimi për njerëzit që janë shtetasit tanë, të cilët jetojnë gjatë gjithë kohës në Türkiye dhe ne nuk dorëzojmë asnjë prej tyre”, deklaroi ministri i Jashtëm Çavuşoğlu para gazetarëve në konferencën e fundvitit për media në kryeqytetin Ankara.

Duke hedhur poshtë pretendimet se ujgurët turq po ekstradohen në Kinë, Çavuşoğlu pretendimet e tilla i quajti “gënjeshtër të kulluar”.

“Mbrojtja jonë e të drejtave të ujgurëve turq në arenën ndërkombëtare shqetëson Kinën. Por, kjo është një çështje humanitare”, tha ai, duke cituar një raport të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së për ujgurët turq që jetojnë në Kinë të publikuar në shtator.

Raporti “zbulon të gjitha shkeljet (e të drejtave të njeriut). Ne duhet të reagojmë ndaj kësaj”, shtoi ai.

Duke theksuar se Türkiye dëshiron të bashkëpunojë me Kinën në mënyrë transparente, Çavuşoğlu tha: “Ambasadori ynë ende nuk ka qenë atje (Xinjiang), nuk e lejojnë”.

Autoritetet kineze nuk e lejojnë ambasadorin në Pekin të vizitojë lirshëm rajonin ku jetojnë turqit ujgurë, por në vend të kësaj duan që ai të ndjekë një “program që ata ofrojnë”.

“Pse duhet të bëhemi mjet për propagandën e Kinës? Ata thanë se një delegacion humanitar nga Türkiye mund të vinte dhe të shihte (rajonin). Kanë kaluar pesë vjet që kur (presidenti kinez) Xi (Jinping) e propozoi këtë. Pse po pengoni delegacionin që të kryejë vizitën për pesë vjet, pse nuk bashkëpunoni?”, pyeti ai.

“Ne duam të bashkëpunojmë, nuk e shohim këtë si çështje politike. Ne kategorikisht nuk jemi anti-kinezë. Ne kemi thënë vazhdimisht se mbështesim politikën e një Kine”, shtoi Çavuşoğlu, duke iu referuar mosmarrëveshjes rreth Tajvanit.

Në shtator, OKB-ja publikoi një raport mbi shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut të ujgurëve etnikë dhe pakicave të tjera muslimane në Kinë, duke arritur në përfundimin se vendi mund të ketë kryer krime kundër njerëzimit.

Raporti zbuloi se në rajonin Xinjiang të Kinës janë kryer ndalime masive nga viti 2017 deri në vitin 2019, të regjistruara në dokumentacionin e besueshëm të torturës, dhunës seksuale dhe punës së detyruar si dhe abortet dhe sterilizimet e detyruara.

Raporti 48 faqesh arriti në përfundimin se “shkeljet serioze të të drejtave të njeriut” ishin kryer nga qeveria kineze kundër ujgurëve dhe muslimanëve të tjerë nën politikat e Kinës për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin.





Story i mëparshëm

FIZHT me thirrje të re publike për transformimin digjital të ndërmarrjeve

Story i radhës

Netanyahu kthehet në pushtet si kryeministër i Izraelit pas betimit në parlament

Të fundit nga