Kur u kyç, angazhua ose inkuadrua në jetën ose botën e njohur mbretërore, monarkiste ose rojaliste të Britanisë së Madhe, pas martesës së saj spektakulare ose bombastike me Princin Uilliam (Williman) në ‘Westminster Abbey’ dhe ‘Keningston Palace’ të Londrës me 29 prill të vitit 2O11: Dukesha ose Kontesha e njohur e Kembrigjit (Cambridge), apo siç e quajnë shpesh femra (gruaja) me e bukur, me e mençur, me e zgjuar, me e famshme, me e arsimuar, me ekskluzive, me ekzotike, me karismatike dhe me intelegjente e globit, Catherine (Catte) Middleton: Shihej qartë se kishte trashëguar shume nga delikatesa, ekstravaganca, karisma, bukuria, intelegjenca dhe krenaria e njohur mbretërore ose rojaliste e gjyshërve ose stërgjyshërve të saj, mbretit Eduardi III-të i Anglisë dhe mbretëreshes Philippa von Honnegau, apo të Sir Thomas Farifax dhe Agnes Lupton Gascoigne, parardhësit natyral, gjenealogjik ose biologjenetik të Dukeshes (Konteshes) së Cambridgit (Kembrigjit), Catherine (Catte) Middleton.
Mbreti Eduardi III i Anglisë (1327-1377), i cili mbi një gjysëmshekulli sundoi( mbretëroi) me Anglinë, pas fitorëve të njohura në fushën ushtarake (luftarake) dhe politike, dikur me vonë mori titullin e lartë “Fidei Defenson” etj.
Ndëkaq, i biri (djali) ose pasëardhësi i tij, Eduardi IV, me qëllim të paqës dhe pajtimit historik të Yorkëve dhe Lancasterëve (Lankasterëve): Thuhet se u martua me njerën prej Princezeave me të njohura dhe me të bukura të Klanit ose “Dinastisë familjare” të Yorkëve.
Yorkët dhe Lancasterët së bashku me familjet ose “dinastitë mbretërore” të Tudorëve, Stuartëve, Eduardëve, Jakovëve, Henrikëve dhe Cromwelëve (Kromvelëve)-kanë lënë gjurmë të thella e të pashlyera në historinë e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar, para dhe pas “Domesday Book” ose “Magna Charta Britanicae” etj.
Se këndejmi, e lindur me 9 janar të vitit 1982 në Reading (Berkshire) të Anglisë, nga i ati (babai) i saj, Mihael Francis Middleton dhe nga e ëma (nëna)-Carole Elizabeth Goldsmith Middleton: Catherine Middleton, në fillim i ndoçi mësimet e para në shkollën e njohur “St. Andrew’s” në Pangbourne, dhe mëpastaj në kolegjin e shquar “Marlborogh” në Wiltshire, ku e përfundoi me rezltat të shkëlqyer temën e maturës në kimi, biologji, art, kulturë dhe letërsi (literaturë) britanuke.
Në Firencë të Italisë si stipendiste e institutit të lartë mbretëror dhe kulturor të Britanisë së Madhe: Absolvoi me sukses të lartë studimet e njohura për gjuhën, kulturën dhe letèrsinë italiane.
Në Univerzitetin prestigjioz “St. Andrew” në Skoci (Skotlandë) i përfundoi me sukses studimet e larta univerzitare në historinën e artit dhe kulturës në vitin 2OO5, ku e mori titullin “Bechelor of Arts” (B. A) me notë të lartë “Upper Second Class Bonoris” dhe kështu me radhë.
Zonja Chaterine (Catte) Middleton, ka punuar si këshillëtare e lartë profesionale edhe në Çile, Australi, Kanada, Zelandë të Re etj.
Një kohë ka jetuar së bashku me familjen e saj edhe në Amman të Jordanisë.
Thuhet se me Princin Uilliam (William) është njohur gjatë vitëve të studimëve në Cambridge të Anglisë dhe St. Andrew’s të Skocisë.
Ndërkohë që analist, komentator, biograf ose njohës të shumtë të rrethanave, ngjarjeve dhe zhvillimëve mbretërore ose rojaliste në Britaninë e Madhe: Dukeshen ose Konteshen e lartëpërmendur të Cambridgit, znj. Chaterine Middleton, e shohin si Mbretëreshë të ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar.
Chaterine Middlteton, pos tjerash është edhe simbol, sinonim ose ikonë e brezit të ri, ose gjeneratës së re në Britaninë e Madhe dhe gjithandej.
Ajo është madje edhe ylli kryesor i medieve të shkruara dhe elektronike të B. Madhe, e pse (përse) jo edhe simbol i unitetit mbretëror ose monarkist në Mbretërinë e Bashkuar.
Në rast të zgjedhjes ose emrimit të pritshem të znj. Cathrine Middleton për Mbretëreshë të re të Britanisë së Madhe: Fitojnë të gjithë. E sidomos elita e njohur intelektuale dhe kulturore.
P.S. Kohëve të fundit gruaja (femra) e bukur, e mençur, tradicionale, profesionale, intelektuale dhe intelegjente, është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj. E sidomos në Britaninë e Madhe.
Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avansimin e gjithëmbarëshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.
Me kyçjen, angazhimin, involvimin dhe inkorporimin e grave (femrave) të njohura intelektuale, intelegjente dhe feministe në botën dhe jetën e përgjithshme politike, shkencore, kulturore ose akademike: Do bëhen valide dhe relevante kritikat dhe teoritë e njohura shkencore dhe humaniste jo vetëm ndaj shtetëve, sistemëve dhe shoqërive të ndryshme liberale, parlamentare dhe demokratike, por edhe ndaj teorive të ndryshme determinante dhe paradigmatike në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës, diplomacisë etj. Sidomos në Britaninë e Madhe, Francë, SHBA-së, dhe vende tjera nepër etapat ose periudhat e ndryshme revolucionare, postrevolucionare, bihevioriste, postbihevioriste etj.
Se këndejmi, sipas ideve, teorive, konceptëve dhe definicionëve të njohura feministe: ” Duhet hedhur poshtë idetë ose teoritë e ndryshme maskuliniste ose paternaliste që kanë për qëllim limitimin ose përkufizimin e sferës politike mbi bazat e ndryshme gjinore ose sekiste etj.
Politika, shteti dhe pushtet sipas intelektuales dhe feministes së famshme amerikane, Susan Anthony, janë diçka përtej kuzhinës ose shtratit (krevatit) bashkëshortor ose martesor. Duke menduar në rendin ose sistemin e njohur shkencor dhe humanist (ose gneseologjiko-epistemologjik) të edukatës dhe kultutës së gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, familjare, gjenealogjike, institucionale, politike, diplomatike, kulturore, historike, gjeografike etj.
Ndonëse, për shkak të asaj se forca ose fuqia politike, sipas teorisë dhe praktikës së njohur feministe :”janë shpikur ose zbuluar nga gjina mëshkullore si qëllime, mjete ose instrumente të kontrollit, monoplit, sundimit, komplotit, shantazhit dhe manipulimit”: Atëherë, gjithënjë sipas teorive feministe, shkenca dhe politika aq sa janë çështje ose aspekte të logjikës, njohjes, përvojës dhe aftësisë, po aq janë edhe çështje ose aspekte të sistemit ose mekanizmit të autoritetit, forcës ose fuqisë materiale, ligjore, fizike (organike), politike etj.
Ndërkaq, modernizmi ose postbiehorvinizmi, pos tjerash i kanë determunar, paradigmatizuar, fragmentarizuar dhe relativizuar edhe dallimet dhe pozicionet e ndryshme (metateorike, normativo-ontologjike, epistemologjiko-gneseologjike, kritkio-dialektike, materialisto-dialektike, racionale ose empiriko-pozitiviste etj.) në mes atyre që lindin, kriojinë ose prodhojnë dhe atyre që munden, dijnë, zgjedhen dhe fitojnë.
Edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, intelektualizmi, profesionalizmi, vlerat, konkurenca dhe patriotizmi, në esencën ose substancën e tyre janë integral, në aspektin njerëzorë ose qytetar-global ose universal, të rëndësishëm dhe karakteristik për çdo qenie ose specie njerëzore, për çdo racë ose gjini etj.
Ky realitet është padyshim aparent dhe transparet, për sa kohë që femra (gruaja) e bukur, e mençur, intelektuale, intelegjente ose akademike, jeton, punon, krijon, mendon dhe është valide dhe e barabartë me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombtare.
ASh