Ish portieri i Real Madridit Iker Casillas ka reaguar pas lajmeve se ai ka deklaruar personalisht se është homoseksual duke thënë se llogoria e tij në Tëitter është hakuar.
Në twitin e lëshuar të dielën në mesditë në profilin e Casillas shkruhej:
“Shpresoj të respektohem. Unë jam homoseksual”.
Disa orë më vonë, spanjolli ka reaguar duke thënë se llogoria e tij ishte hakuar dhe u ka kërkuar falje edhe komunitetit LGBTI.
“Llogaria ime është hakuar. Për fat të mirë çdo gjë është në rregull. Ju kërkoj ndjesë të gjithë ndjekësve të mi. Dhe sigurisht, më shumë falje komunitetit LGBT.”, ka shkruar Casillas.