carshia e vjeter e shkupit me hyrje te re pllakat e demtuara zevendesohen me travertin 6aff3c2ed6c44

Çarshia e Vjetër e Shkupit me hyrje të re, pllakat e dëmtuara zëvendësohen me travertin

November 19, 2026
1 minut lexim
att.cz1p0lI8Y3WH9 MNH6ApVKILRn0Y7FNUKX8CrID9uhY

 

Ka nisur sanimi i hyrjes së Çarshisë së Vjetër të Shkupit, ku pllakat e dëmtuara dhe të thyera po zëvendësohen me pllaka të reja travertini.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka inspektuar sot punimet, duke theksuar se rregullimi i hyrjes është i rëndësishëm për zejtarët, banorët dhe turistët që vizitojnë këtë pjesë historike të qytetit.

Sipas tij, qytetarët prej kohësh kanë ngritur shqetësime për gjendjen e keqe të pllakave, të cilat përbëjnë pamjen e parë për vizitorët.

„Çarshia është historia e gjallë e Shkupit, një nga simbolet e qytetit dhe ndër vendet e para që vizitojnë turistët. Prandaj, është e rëndësishme që edhe hyrja e saj të jetë e rregulluar dhe dinjitoze“, deklaroi Gjorgjievski.

Ai theksoi se ruajtja e Çarshisë së Vjetër është përgjegjësi ndaj trashëgimisë kulturore dhe brezave të ardhshëm.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kingji vlereson kontributin e gardes kombetare te nju xhersit ne pergatitjen e nenoficereve 6aff3b9bd51cc
Lajmi i mëparshëm

Kingji vlerëson kontributin e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit në përgatitjen e nënoficerëve

artistja e njohur shkruan sot me teper se kurre zemrat tona jane me ty zonja sevdije 6aff3c3157b71
Lajmi i radhës

Artistja e njohur shkruan: “Sot, më tepër se kurrë, zemrat tona janë me ty, zonja Sevdije”

Të fundit nga

ShkoLartë