artistja e njohur shkruan sot me teper se kurre zemrat tona jane me ty zonja sevdije 6aff3c3157b71

Artistja e njohur shkruan: “Sot, më tepër se kurrë, zemrat tona janë me ty, zonja Sevdije”

November 19, 2026
1 minut lexim

Lajmi për ardhjen në shtëpinë e tij në Prishtinë të ish-kryekuvendarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, për “arsye humanitare”, siç kishin deklaruar nga Dhomat e Specializuara të Hagës, ka disa orë që është kryefjala në mediat shqiptare.

Më pas u kuptua se arsyeja e ardhjes së tij ishte në të vërtetë gjendja jo e mirë shëndetësore e bashkëshortes së tij. Ndërkohë, të gjithë po mundohen, në mënyra të ndryshme, qoftë edhe virtualisht, t’i japin forcë atij.

Por ne pamë edhe një status që këngëtarja e njohur e muzikës së bukur shqipe, Hajrie Preniqi Gashi, kishte shkruar shumë orë më parë në rrjetin e saj social:

“Sot, më shumë se kurrë, zemrat tona janë me ju, zonja Sevdije!”, duke i bashkëngjitur edhe një ikonë të zemrës së kuqe dhe dy duar në formë lutjeje, si dhe duke postuar fotografinë që ju po e shihni.

Image

Këngëtarja Hajrie Preniqi Gashi i kushton një mesazh mbështetës Sevdije Krasniqit.

Ne mësojmë se bashkëshortja e z. Krasniqi dhe këngëtarja janë shoqe të mira me njëra-tjetrën. Madje, zonja Sevdije është edhe një adhuruese e flaktë e muzikës që artistja këndon dhe ka kënduar ndër vite.

Gjithashtu, mësojmë se, duke qenë mikesha të mira, ajo mori pjesë dhe ishte e ftuar në koncertin recital të artistes, gjatë verës në Obiliq.

Ne, me gjithë zemër, i urojmë shërim të shpejtë gruas së fortë të ish-luftëtarit Jakup Krasniqi, ndërsa atij i urojmë lirim të shpejtë dhe kthim në Kosovë, ku të dy mund të kënaqen duke dëgjuar dhe ndjekur muzikën e artistes, si dhe shumë koncerte të artistëve të tjerë shqiptarë, kudo e ngado.BS

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

carshia e vjeter e shkupit me hyrje te re pllakat e demtuara zevendesohen me travertin 6aff3c2ed6c44
Lajmi i mëparshëm

Çarshia e Vjetër e Shkupit me hyrje të re, pllakat e dëmtuara zëvendësohen me travertin

mickoski nga berlini maqedonia e veriut mbeshtet paqen e drejte dhe te qendrueshme ne ukraine 6aff56d5b7748
Lajmi i radhës

Mickoski nga Berlini: Maqedonia e Veriut mbështet paqen e drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë