Real Madrid shënoj fitore shumë të rëndësishme sonte ndaj Sevillas me rezultat 2-3 ndërsa trajneri i ‘Los Blancos’, Carlo Ancelotti pas ndeshjes ka thënë se nuk është i befasuar për këtë fitore sepse sipas tij kjo skuadër nuk e befason më.
Super, super ndeshje u zhvillua sonte në ‘Estadio Ramon Sanchez Pizjuan’ ndërmjet dy skuadrave të vendeve të para në La Liga dhe në fund ‘Los Blancos’ treguan se janë me plot meritë në vendin e parë.
Pas kësaj sfide trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti ka kritikuar gjyqtarin Guillermo Cuadra për anulimin e golit të Vinicius JR derisa shton se ai kishte pasur një plan për këtë takim.
”Vinicius me tha qe nuk e preki topin me dore. Nuk arrij t’a besoj se si ai gol u anulua. Nese do i jepte edhe kartonin e kuq Camavingas, atehere plani i tij do kishte funksionuar ne menyre perfekte. Duket sikur nuk i eci si duhet,” tha ai.
Më tutje Ancelotti foli edhe për lojën e zhvilluar të skuadrës së tij ku merr përsipër gabimet e ekipit të tij ndërkaq nuk harron as të falënderoj lojtarët për paraqitjen e tyre të mrekullueshme.
”Gabimet tona janë fillimisht te trajneri dhe më pas te lojtarët. Nuk arritëm të ushtronim presion të lartë në pjesën e parë. Nuk po them se jam i befasuar sepse kjo skuadër nuk më befason më. Falënderoj secilin prej tyre,” shtoi më tutje 62-vjeçari.