cara zbulon sekretin e golave ne europe shume i lumtur kur shenoj sidomos kur ndihmoj ekipin te kualifikohet 64df1483f0bbe

Cara zbulon sekretin e golave në Europë: Shumë i lumtur kur shënoj, sidomos kur ndihmoj ekipin të kualifikohet

August 18, 2023
1 minut lexim

Europa e transfor mon tërësisht Tedi Carën, pasi sulmuesi i Partizanit nuk ka ndërmend të ndalet, duke shënuar golin e pestë vetëm në ndeshjet e këtij edicioni, ndërsa në total ka 8 rrjeta si në kompeticionet e UEFA-s. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, pas ndeshjes së djeshme, kavajasi tregon emocionet e këtij kualifikimi në “play off”.

Ai e ka të vështirë të veçojë tetë golat e tij europianë, në një kohë që ka edhe një të nëntë në miqësoren e luksit ndaj Romës.

Sa i përket duelit me Astanën në “play off”, teksa ndeshja e parë luhet në Kazakistan më 24 gusht, sulmuesi theksoi se Partizani do të tentojë të shkojë në grupet e Ligës së Konferencës.

Tedi, Europa po ju sjell fat dhe shënuat një tjetër gol…

Ndihem shumë mirë që po ndihmoj ekipin dhe po shënoj. Edhe individualisht jam në formë dhe kjo përkon me kualifikimin që mori ekipi. Jemi të lumtur që kemi kaluar në turin e tretë.

E prisnit që të shënonit edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Valmierës?

Jam sulmues dhe normalisht e pres gjithnjë një gol, sepse kjo është detyra e një sulmuesi. Por, më e rëndësishme është që ekipi u kualifikua. Meqë shënova dhe ekipi u kualifikua mund të them se ishte një lumturi e dyfishtë.

Mund të themi që në Europë keni një shtysë më shumë?
Mesa po shoh edhe vetë po e ndiej, sepse gjithë kampionatin vitin e kaluar shënova gjashtë gola, ndërsa vetëm këtë vit në Europë kam shënuar pesë. Shifrat thonë sikur motivohem më shumë apo se di, ndoshta reklama që bëhet në ndeshjet e Europës dhe të gjitha këto mund të ndikojnë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

moti sot me diell temperatura deri ne 38 grade 64df13dbe57d7
Story i mëparshëm

Moti sot me diell, temperatura deri në 38 gradë

samsung sjell pervojat me te fundit te galaxy z fold5 z flip5 serive tab s9 dhe watch6 ne pajisjet e meparshme 64df171e1bdac
Story i radhës

Samsung sjell përvojat më të fundit të Galaxy Z Fold5, Z Flip5, Serive Tab S9 dhe Watch6 në pajisjet e mëparshme

Të fundit nga

Banka Popullore: Rriten depozitat dhe kreditë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot publikoi se analizuar në bazë vjetore, depozitat kanë shënuar rritje prej 11.6 për qind që del nga depozitat më të larta në të

Blero reagon ashpër pas ndarjes?

Dje në rrjetet sociale shpërtheu lajmi se këngëtari i njohur Blero mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së tij me partneren e re, Agneta. E ndërsa ndjekësit u vërsulën për të zbuluar
ShkoLartë