Në një intervistë të dhënë për të përditshmen Sport, Joao Cancelo ka folur për transferimin e tij te Barcelona.
Mbrojtësi i krahut ka pranuar se është ndier mirë menjëherë dhe se i është përshtatur kërkesave të Xavi-t:
“Trajneri më ka dhënë lirinë që të shpreh futbollin tim dhe kjo më pëlqen. Do të bëj gjithçka është e mundur për të treguar se kush jam me të vërtetë, për të shpërthyer këtu te Barça.
“Me të vërtetë, jam ndier shumë mirë që në fillim. Do të bëj gjithçka që do të më kërkojë Xavi, jam në dispozicion të Barcelona-s.
“Objektiva? Ëndërroj vetëm të bëj një sezon të bukur këtu te Barça, – ka vazhduar Cancelo. – Më pas është Champions League, që do të më pëlqente ta fitoja. Mendoj se kemi cilësitë e duhura për të thënë fjalën tonë”.