​Can vendos për të ardhmen te Dortmundi

July 22, 2023
1 minut lexim

Emre Can ka arritur marrëveshje për ta rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera te Borussia Dortmundi.

Can ka nënshkruar kontratën e tij të re me Dortmundin, e cila do ta mbajë atë në “Signal Iduna Park” deri më 30 qershor të vitit 2026.

“Ndihem shumë rehat këtu në Dortmund, në muajt e fundit kam ardhur padyshim dhe kam treguar se çfarë pres nga vetja dhe çfarë presin tifozët këtu nga unë”, tha Can pasi nënshkroi kontratën e re.

Në 121 paraqitje në të gjitha garat për Borussia Dortmundin, Emre Can ka arritur të regjistrojë 12 gola dhe tetë asistime mbi emrin e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Përgjithmonë”, Loredana duket se paska marrë vendimin e rëndësishëm në lidhje me Karim Adeyemi

Story i radhës

Veriu i Italisë përballet me breshër e stuhi, jugu mbetet nën valën e të nxehtit

Të fundit nga

ShkoLartë