call centeri i ne durres u mbyll papritur dhjetera punonjes qe mbeten te papune dalin ne proteste 625d2cb9392f1

Call Centeri-i në Durrës u mbyll papritur! Dhjetëra punonjës që mbetën të papunë dalin në protestë

April 18, 2022
1 minut lexim

Dhjetëra punonjës të një kompanie thirrjesh telefonike (call center) për qëllime tregtare kanë protestuar sot kundër mbylljes së degës në Durrës.

Punonjësit janë njoftuar nga punëdhënësi se dega e Durrësit do të mbyllet dhe se ata duhet të transferohen në Tiranë nëse duan të vazhdojnë punën. Të indinjuar nga kjo situatë që ka vënë në diskutim të ardhurat mujore me të cilët këta punonjës mbajnë familjet e tyre, protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për këtë pushim kolektiv nga puna që thyen kontratën e lidhur me punëdhënësin dhe shkel të drejtat e tyre.

Transferimi në Tiranë, sipas tyre, është i papranueshëm pasi kostot e shumta kohore dhe financiare që sjell duhet të mbulohen me të njëjtën pagë që është më e ulët se ajo e operatorëve të Tiranës.

Këta punonjës kanë lidhur kontratë me afat të pacaktuar 11 muaj më parë me kompaninë, por ende pa u mbushur një vit ata rrezikojnë të dalin në rrugë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

JETON SHAQIRI JAKIM NEDELLKOV
Story i mëparshëm

Sindikata e arsimit duhet të dijë se jemi në krizë, oferta prej 10 për qind duhet të pranohet!

formacionet e mundshme te derbit napoli roma 625d2d07db5e7
Story i radhës

Formacionet e mundshme të derbit Napoli-Roma

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e Hënë 19 maj 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete po aq e bukur dhe emocionuese si ne fillimet e lidhjes. Do dashuroheni si dy adoleshente dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret duhet t’i shohin

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip
ShkoLartë