Caitlyn Jenner tregon vështirësitë që Kim ka kaluar me Kanye-n dhe ç’mendon për Pete

min lexim

Caitlyn Jenner ka treguar disa nga të pathënat e martesës së Kim Kardashian dhe Kanye West, që nuk ishte fushë me lule siç dukej.

“Ai ishte shumë i vështirë për të bashkëjetuar,” tha 72-vjeçarja, në “The Pivot Podcast” të martën.

Jenner theksoi, megjithatë, se West kishte qenë në anën e saj kur ajo ndërroi gjini në 2015-ën, por ajo ende e konsideron reperin miliarder një “djalë shumë të komplikuar”.

“Në fakt, unë jam shumë e dashuruar me Pete dhe Kim-in tani,” shtoi ajo. “Ne kemi një humorist në familje. Epo, nuk kemi nevojë për më shumë reperë. Ne kemi nevojë për një humorist në familje.”

Jenner tha se Kim së fundi solli Pete në shtëpinë e saj në Malibu për ta prezantuar me të dhe ai mori vulën e miratimit nga ana e saj.

“Pete është shumë ndryshe nga ata me të cilët ka dalë normalisht, por Kimberly ka kaluar shumë me djemtë me të cilët ka qenë, veçanërisht me Kanye-n”, tha ajo. “Pete është 180 gradë në drejtimin tjetër. Para së gjithash, ai e trajton atë aq mirë dhe kur ata ishin këtu Kim ishte kaq e lumtur dhe ajo meriton të jetë e lumtur.”

Kardashian filloi të takohej me Davidson në tetor 2021, ende pa u finalizuar divorci i saj nga West.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë po ndodh? Lukashenko urdhëron krijimin e komandës së re ushtarake në kufi me Ukrainën

Story i radhës

Klubi i Yllit vjen me organizim për tifozët

Të fundit nga