Klubi i Yllit vjen me organizim për tifozët

Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë finale e “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

Trepça dhe Ylli kësaj radhe do të takohen në palestrën “Minatori.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:30, teksa atmosfera e zjarrtë nga mitrovicasit nuk do të mungojë.

Por, atmosferë të tillë do të ketë edhe në Suharekë, te palestra sportive “13 Qershori”.

Klubi i Golden Eagle Yllit ka bërë të ditur se ndeshja do të transmetohet përmes projektorit te palestra.

Kujtojmë se nga tifogrupi nga Suhareka, “Xhebrailat”, është thënë se Federata e Basketbollit e Kosovës nuk ka dhënë lejen që ata të udhëtojnë drejt Mitrovicës sonte.

Ndryshe, Ylli është duke udhëhequr 1:0 në serinë finale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Caitlyn Jenner tregon vështirësitë që Kim ka kaluar me Kanye-n dhe ç’mendon për Pete

Story i radhës

Zbulohet vila luksoze 1 milion paund në Londër ku ka regjistruar biznesin Drejtori i Tatimeve Ceno Klosi, nuk e deklaroi në ILDKPKI

Të fundit nga