cairi pergatitet per panairin e librit shqip 2026 ne sheshin skenderbe 6a11ece0ee455

Çairi përgatitet për Panairin e Librit Shqip 2026 në Sheshin Skënderbe

May 23, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Çair, Izet Mexhiti, ka njoftuar për përgatitjet drejt organizimit të një ngjarjeje të rëndësishme kulturore që pritet të sjellë për herë të parë në Shkup Panairin e Librit Shqip 2026.

Në kuadër të organizimit, Mexhiti bëri të ditur se janë zhvilluar takime pune me përfaqësues të institucioneve dhe organizatorëve, me qëllim finalizimin e detajeve të fundit.

“Ka vende ku librat qëndrojnë në rafte, e ka vende ku librat dalin në shesh dhe i bashkojnë njerëzit. Kësaj radhe, në Çair po përgatitet një ngjarje që sjell fjalën e shkruar mes qytetit, mes lexuesve, autorëve dhe dashamirësve të librit,” deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se atmosfera e këtij aktiviteti do të jetë e veçantë dhe do të krijojë një hapësirë të hapur për kulturën dhe librin shqip.

“Sheshi do të mbushet me faqe, ide, takime dhe histori që krijojnë një atmosferë të veçantë kulturore,” u shpreh ai.

Sipas tij, në bashkëpunim mes Komunës së Çairit dhe Instituti i Librit dhe Promocionit nga Tirana, po punohet intensivisht për realizimin e panairit.

“Gjithçka po shkon drejt realizimit të një ngjarjeje që për herë të parë do të sjellë në Shkup Panairin e Librit Shqip 2026,” tha Mexhiti.

Panairi do të mbahet në Sheshi Skënderbe nga 4 deri më 7 qershor, duke synuar të bashkojë autorë, lexues dhe dashamirës të librit nga i gjithë rajoni.

“Bashkë, për librin shqip, në Çairin tonë!” përfundoi ai.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sulm me arme ndaj kryebashkiakut ne turqi 6a11e406cf791
Lajmi i mëparshëm

Sulm me armë ndaj kryebashkiakut në Turqi

Të fundit nga

ShkoLartë