Bytyqi uroi Gjeloshajn: Vendet tona ecin së bashku nëpër histori dhe të ardhmen

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Bytyqi ka uruar Nik Gjeloshajn për marrjen e postit të zëvendëskryeministrit për politika ekonomike në Qeverinë e sapo zgjedhur të Malit të Zi, transmeton TV21.

Bytyqi në urim ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Gjeloshajn, për siç thotë, që dy shtetet bashkë të ndërtojnë rajon ekonomikisht të fortë dhe të zhvilluar.

“Urime kolegut Nik Gjeloshaj për pozitën në Qeverinë e re të Malit të Zi. Vendet tona ecin së bashku nëpër histori dhe të ardhmen, dëshiroj që bashkërisht të ndërtojmë një rajon ekonomikisht të fortë dhe të zhvilluar”, shkroi Bytyqi.

Kujtojmë që Gjeloshaj është njëri nga tre ministrat shqiptarë në Qeverinë e Malit të Zi që u zgjodh mëngjesin e ditës së sotme.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Koln eliminohet nga Kupa e Gjermanisë, Paçarada zverdhet

Story i radhës

Izraeli konfirmon sulmin vdekjeprurës në kampin e refugjatëve Jabalia, pretendon se ka vrarë komandantin e Hamasit

Të fundit nga