Koln është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë në futboll.
Skuadra e Bundesliga II, Kaiserslautern, si vendase ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Koln-it.
Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit titullar për Koln-in por nuk iu shkoi ndoresh me Kaiserslautern-in.
Paçarada në minutën e 88-të është ndëshkuar me kartonë të verdhë.
Për vendasit shënuan Tachie (19′), Redondo (47′) e Ritter (65′) dhe për mysafirët Thielmann (71′) e Uth (81′).
Kaiserslautern kualifikohet në të tetën e finales.