Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi është shprehur i lumtur për konferencën e parë ndërqeveritare të mbajtur sot në Bruksel.
Ai thekson se Maqedonia ka punuar shumë për te parë rezultatet e kësaj arritje.
“E kemi pritur prej shumë kohësh ditën e sotme dhe të gjitha ngjarjet e saj, sot është radha jonë të urojmë dhe festojmë. Nga nesër duhet të shfrytëzojmë të gjitha njohuritë, aftësitë, urtësinë dhe t’i futemi punës”, ka thënë në profilin e tij në Facebook, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike.
Ai shton se vendi i ka nisur reformat vite më herët, ndërsa tani duhet ti përfundoj me sukses.
“Reformat dhe përgatitjet për këtë ditë i kemi nisur 4 vjet më parë, por tani është koha t’i përfundojmë dhe ta bëjmë vendin tonë europian. Shpresoj për konstruktivitet dhe ndërgjegjësim që të gjithë duhet të ndihmojnë dhe inkurajojnë. Secili një pjesë e zonës së tij dhe ne marrim një tërësi të fortë. Urime të gjithëve! Sot është ditë për të festuar!”, ka shkruar Bytyqi.
https://www.facebook.com/FatmirBytyqiOfficial/posts/439756194829364