Bytyqi paralajmëron inspektime në magazinat e peletave

July 20, 2022
1 minut lexim

Inspektorët do të kontrollojnë se cila kompani i fsheh peletat, për t’i shitur në dimër me çmim më të lartë që gjë ka rritur artificialisht çmimet për momentin.

Një vendim të tillë e ka marrë shprehimisht zëvendëskryeministri për çështje të Ekonomisë, Fatmir Bytyqi, pas pyetjes se çfarë do të bëjë Qeveria për të qetësuar qytetarët, të cilët janë të shqetësuar se dimrin e ardhshëm jo vetëm që do të kenë kosto shumë më të larta, për blerjen e peletëve, por mund edhe të mos i kenë ato.

“Ne sot në qeveri, në bazë të informacionit të pranuar, obligojmë inspektoratin që të dalë në terren për të vërtetuar se indikacionet e tilla janë të vërteta. Fatkeqësisht, po të kishim një ligj të “përfitimit ushtarak”, do të kishim reaguar lehtësisht”, tha Bytyqi.

Alsat ka njoftuar disa herë në dy muajt e fundit, se çmimet e peletave pothuajse janë dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Qytetarët shprehen të shqetësuar se në magazinat nga ku porosisin rregullisht peleta për ngrohje, në këtë periudhë të vitit, thuajse nuk ka. Në pasiguri janë edhe qytetarët, që janë të kyçur në sistemin e ngrohjes dhe veçanërisht përdoruesit e Balkan Energy Group. Ka ende kohë për të publikuar shpallje, për sigurimin e një kompanie, që do të marrë përsipër funksionimin e BEG-ut, thonë autoritetet.

Në tender do të marrë pjesë edhe EMV-ja, me çka mund ta kthejë biznesin e energjisë termike nën ombrellën e shtetit. Problemi kryesor mbetet prokurimi i gazit natyror. Përveçse është pesë herë më i shtrenjtë se vitin e kaluar, distribuimi i gazit natyror varet kryesisht nga vullneti i Rusisë, ose nga sigurimi i tregjeve të tjera alternative. Pothuajse një muaj më parë, BEG-u mbeti pa licencat e nevojshme për punë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Mediat greke: “Antonov” zbarkoi dy herë “misteriozisht” në Kretë një muaj më parë

Story i radhës

Besimi:Ndërtojmë të ardhme më të mirë, në kushte të krizave të njëpasnjëshme

Të fundit nga

Премиум ЏЕКПОТOТ на Видеолотарија со добивка Мерцедес Бенз е 220 д, влезе во зона на паѓање

Ги одбројуваме последните денови од 2024 и се радуваме заедно со нашите ВЛТ играчи. Видеолотарија Касинос Австрија со задоволство и возбуда ја споделува информацијата дека празничната ВЛТ добивка-ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ со фантастичниот МЕРЦЕДЕС
ShkoLartë