Bytyqi nga Kumanova: Standarde evropiane në sundimin e ligjit që të mos lejojmë kthimin e regjimit

“Jam këtu para jush me një mesazh që nuk është vetëm shpresë, por edhe premtim për standardet evropiane në sundimin e ligjit, zbatimin intensiv të reformave dhe realizimin e përpjekjeve tona për drejtësi, për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.” – tha nënkryetari dhe bashkëbartësi i listës në Njësinë Zgjedhore Nr. 2, sot në takimet me qytetarët në Kumanovë.

Ai foli për korrupsionin që po e gëlltit shtetin dhe për këtë theksoi se me një angazhim të përhershëmn duhet vazhduar luftën kundër tij.

“Dëshmi e luftës kundër kësaj të keqeje është kërcimi nga vendi i 85-të në vendin e 76-të në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. Koha e “gjyqtarëve nga fletoret” ka mbaruar. Të gjithë gjyqtarët janë të lirë në vendimmarrje, të lënë në ndërgjegjen e tyre personale dhe bindje”. – theksoi Bytyqi.

Nënkryetari iu referua mandatit të kaluar të LSDM-së dhe realizimit të progresit të madh në fushën e lirisë së mediave.

“Për dallim nga koha e VMRO-DPMNE-së kur arrestoheshin gazetarët dhe mbylleshin mediumet dhe ne u cilësuam si shtet i kapur, sa i përket mediave arritëm të bëjmë një kërcim prej 80 vendesh në krahasim me vitin 2016. Në vitin 2023 “Reporterët pa Kufij” në raportin e tyre Maqedoninë e radhisin në vendin e 38-të në botë, dhe të parën në rajon për sa i përket lirisë së mediave. Drejtësia nuk duhet të jetë pre e lojërave politike, as instrument manipulimi – apo dhunë brutale e ngjashme me tentativën për të mbyllur gojën e gazetarit Furkan Saliu dhe të gjithë atyre të tjerëve gjatë regjimit 11-vjeçar. Premtojmë një luftë të fortë dhe të vendosur kundër krimit dhe korrupsionit si dhe institucione të hapura e transparente.” – përfundoi Bytyqi.

Story i mëparshëm

Ministri ukrainas i Bujqësisë dyshohet për ‘grabitje’ korruptive të tokës

Story i radhës

Albulena Haxhiu letër 38 kryetarëve të Komunave të Kosovës

Të fundit nga