Albulena Haxhiu letër 38 kryetarëve të Komunave të Kosovës

Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, javën e kaluar, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu është drejtuar 38 kryetarëve të Komunave të Kosovës.

Krahas angazhimit nga niveli qendror, Haxhiu tha se janë rreth 40 obligime që duhet të adresohen nga komunat.

Kështu sipas saj do të kontribuohet përmbajtësisht në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore.

“Për të ofruar siguri dhe mirëqenie për vajzat dhe gratë, veprimi duhet të jetë i përbashkët dhe ndërinstitucional, në këtë drejtim, uroj që të gjithë kryrtarët të reflektojnë mbi politikat lokale dhe të zbatojnë obligimet që dalin nga Strategjia”, thuhet në letrën e Haxhiut drejtuar kryetarëve të komunave.

Story i mëparshëm

Bytyqi nga Kumanova: Standarde evropiane në sundimin e ligjit që të mos lejojmë kthimin e regjimit

Story i radhës

Nxënësi bën kërdinë në shkollën e Shkupit!

Të fundit nga