Bytyqi: Maqedonia e Veriut ofron një gamë të gjerë mundësish investimi në prodhim, energji, ndërtim, turizëm dhe bujqësi

Zv. kryeministri për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, udhëheqin delegacionin qeveritar, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, mëngjesin e sotëm në selinë Odës Ekonomike të Dubait u takuan me kryetarin dhe drejtorin ekzekutiv Hamad Buamim dhe menaxhmentin e ngushtë të Odës, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë.

“Maqedonia e Veriut është ndoshta një vend me kushtet më të mira për të bërë biznes në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Kemi instrumente me të cilat mbështesim kompanitë për të investuar në fabrika prodhuese dhe në vend janë të përfaqësuar një numër i madh i kompanive që janë në zinxhirët e furnizimit të kompanive të mëdha ndërkombëtare të automobilave. Me Ligjin e ri të Energjisë dhe Strategjinë e Zhvillimit të Energjisë deri në vitin 2040, ne kemi hapur një front të gjerë investimesh në burimet e rinovueshme të energjisë, veçanërisht fotovoltaikët dhe termocentralet e erës, të cilat në afat të mesëm do të sigurojnë një furnizim të qëndrueshëm, ekologjik dhe të qëndrueshëm me energji elektrike.

Shohim mundësi për të rritur bashkëpunimin edhe në prodhimin bujqësor, duke qenë se Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe importojnë rreth 95% të nevojave të tyre ushqimore. Për të zgjeruar bashkëpunimin në cilindo sektor, do të ishte me interes të dyanshëm rivendosja e aerolinjës direkte Shkup-Dubai”, tha zv. kryeministri Bytyqi, duke ftuar një delegacion zyrtar nga Oda Ekonomike të vizitojë Maqedoninë e Veriut për të mësuar më shumë rreth mundësive për investime.

Bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Emiratit të Dubait ka potencial të zhvillohet me ritme më të shpejta se më parë, përfundoi në takim zëvendëskryeministri Bytyqi, ministri Nuredini dhe kryetari i Odës Ekonomike të Dubait, Buamim, me ç’rast u dakorduan që të vazhdojnë komunikimin e ndërsjellë në të gjitha nivelet, për të rritur mundësitë për bashkëpunim ekonomik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kurti: Kosova mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës

Story i radhës

Partneri i Selës kërkon luftë (FOTO)

Të fundit nga