Në këtë periudhë kjo qeveri u përball edhe me protesta dhe greva të ndryshme. Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi tha se si qeveri është marrur vendim që të nivelizohen pagat në sektorin publik por në afat gjashtë-mujor. Këtë afat kohor sipas tij nuk e respektuan një pjesë e sindikatave.
“Pas miratimit të Ligjit për pagën minimale morëm vendim që të gjitha pagat në sektorin publik të nivelizohen në nivelin e pagës minimale dhe duke pasur parasysh nenin 8 të ligjit për pagën minimale thamë se periudha e harmonizimit do të jetë gjashtë muaj. Fatkeqësisht, disa njerëz e keqpërdorën dhe para se të fillonim dialogun për harmonizimin e pagave në të gjithë sektorin publik, ata u futën në aktivitete që i pamë këto ditë, siç ishte greva e arsimit.”, tha zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.