Buxhovi: Beogradi e pa që përmes Listës Serbe dhe politikanëve të korruptuar mund ta shtrijë ndikimin në Kosovë

Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi ka thënë se në kohën e bisedimeve Kosovë – Serbi gjatë vitit 2010 dhe 2013 është bërë mashtrimi i madh duke e pranuar Listën Serbe si bartëse që strukturat paralele do të futeshin në shtetin e Kosovës.

Buxhovi tha se strukturat paralele aso kohe kanë ekzistuar, e që sipas tij, toleroheshin edhe prej UNMIK-ut dhe KFOR-it, por tha se është menduar se më 2010 dhe më 2013, në bisedimet me Beogradin, ato struktura paralele në një mënyrë do ktheheshin në struktura që do ta njihnin shtetin e Kosovës.

“Këtu është bërë edhe ai mashtrimi më i madh dhe është pranuar një Lista Serbe, që do ta merrte përsipër këtë mision që ato struktura të futeshin në shtetin e Kosovës.

“Beogradi e pa që nëpërmjet Listës Serbe dhe disa politikanëve tanë të shantazhuar dhe të korruptuar, mund ta shtrijë ndikimin e vet dhe kjo ndodhi hap pas hapi. Dihet politikanët që kanë qenë, pushtetin e ka pasur PDK-ja dhe LDK-ja. Pra, partitë që kanë qenë në pushtet, PDK-ja dhe LDK-ja, të cilat i kanë udhëhequr ato bisedime në vitin 2013 dhe 2015”, tha Buxhovi në Rubikon.

Më tej, ai tha se një pjesë e politikanë gjatë kësaj periudhe ishin të korruptuar dhe të shantazhuar, gjë e cila sipas tij, tregohet në bazë të gjendjes në të cilën ishte vendi.

“Vetvetiu, aferat korruptive, problemet që dolën më vonë me korrupsionin dhe nepotizmin, kapja e institucioneve dhe të gjitha ato që e kanë sjell Kosovën në këtë gjendje, tregojnë se një pjesë e politikanëve kanë qenë të korruptuar dhe të shantazhuar”, tha ai.

Story i mëparshëm

Osmani: Fronti Europian shpall fitoren me mbi 40 mijë vota epërsi!

Story i radhës

Taravari për kërkesën e Osmanit: “Deri tani jo”

Të fundit nga