buta se shpejti sjell kengen rich 6222807f30c76

Buta së shpejti sjell këngën “Rich”

March 4, 2022
1 minut lexim

Reperi i njohur, Buta është drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor.

Kështu ka paralajmëruar reperi në një postim të fundit në llogarinë e tij të Instagramit, ku numëron mbi 300 mijë ndjekës.

Përmes disa imazheve ku shihet në veshje të ndryshme, Buta zbuloi për fansat se kënga mban titullin “Rich”, ndërsa tha se do të publikohet shumë shpejt.

“Buta – Rich, shumë shpejt”, ka shkruar reperi nga Ferizaj në mbishkrimin e fotografive.

Kujtojmë që projekti i tij i fundit është “Telebingo” i lansuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe deri tani numëron mbi dy milionë klikime në YouTube.

Ndryshe, Buta kohë më parë i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me partneren e tij prej shumë vitesh. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

guardiola askush nuk e pengoi luften ne ish jugosllavi 6222807c597fb
Story i mëparshëm

​Guardiola: Askush nuk e pengoi luftën në ish-Jugosllavi

babi te lutem mos vdis video e tmerrshme tregon nje familje ukrainase te vrare nga trupat ruse 6222808246d3c
Story i radhës

“Babi, të lutem mos vdis”, video e tmerrshme tregon një familje ukrainase të vrarë nga trupat ruse

Të fundit nga

ShkoLartë