Prej kohësh është i lidhur me largimin nga Barcelona.
Megjithatë, Sergio Busquets është duke e menduar rinovimin me katalonasit.
Siç raporton ‘Mundo Deportivo’, kapiteni po e shqyrton seriozisht idenë për të vazhduar kontratën me ‘Blaugranat’.
Situata thuhet se ka ndryshuar pas bisedës mes trajnerit Xavi Hernandez dhe lojtarit, pasi që tekniku katalonas e sheh të rëndësishëm Busquets për skuadrën e tij.
Spanjolli siç raportohet, shumë shpejtë do të vendos për të ardhmen e tij. Ai është i lidhur me transferimin në MLS.