Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot në mëngjes ka vizituar pjesëtarët e policisë, të cilët mbrëmë gjatë protestës së dhunshme para Kuvendit pësuan lëndime fizike si pasojë e goditjeve nga ana e protestuesve me gurë, gjësende të forta dhe lëndë piroteknike.
Bushi me këtë rast ka falënderuar ata për gjakftohtësinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar.
Ky është postimi i plotë i Bushit:
Sot në mëngjes vizitova pjesëtarët e Policisë, të cilët mbrëmë gjatë protestës së dhunshme para Kuvendit pësuan lëndime fizike si pasojë e goditjeve nga ana e protestuesve me gurë, gjësende të forta dhe lëndë piroteknike.
Bisedova me mjekët që të cilët kanë në përkujdesje policët e lënduar dhe po kujdesen për ta, me ç’rast bashkë u uruam shërim të shpejtë.
Ndërkohë gjatë bisedës me policët, i falënderova ata për gjakftohtësinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë protestës së dhunshme që u zhvillua mbrëmë.
Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar me qëllim të kapјеs së autorëve të këtij krimi dhe zbardhjen e rastit, kurse në ndërkohë apeloj deri tek organizatorët e protestave dhe qytetarët që të tregojnë pjekuri demokratike dhe të ruajnë rendin dhe sigurinë e vendit. Përmes ushtrimit të dhunës ndaj policisë së shtetit dhe godinave të institucioneve, nuk arrihet asgjë; dialogu duhet të zhvillohet në institucionet e sistemit.
Dënoj ashpër dhunën anti-europiane në rrugët e Shkupit të nxitur dhe realizuar nga elementet proruse në vendin tonë që janë kundër BE-së, NATO-s, fqinjësisë së mirë, paqes, stabilitetit dhe sigurisë.