Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi me rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit dhe bashkëpartiakut Selam Asani, në shoqëri të veprimtarëve Xhavit Hasani dhr Dan Limaj bën homazhe tek varri i të ndjerit.
Ky është postimi i plotë i Bushit:
Sot me rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit të lirisë dhe aktivistit të pa shoq Selam Asani, bashkë me Xhavit Hasanin dhe Dan Limaj bëm homazhe pranë varrit të tij në Tanushën legjendare.
Shoku jonë Selami gjatë luftës për liri në vitin 2001 ishte komandant i logjistikës në Brigadën 114 “Fadil Nimani” Tigri ndërsa gjatë gjithë veprimtarisë së tij kishte për bazë interesin kombëtar dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve në çdo nivel.
Selam edhe pse më nuk je në mesin tonë, ne do të kujtojmë gjithmonë si njeri me vlera te larta njerëzore e kombëtare.