Bushi: MPB partnere e denjë e EUROPOL-it

1 minut lexim

Konferenca Rajonale e Drejtorëve të Policisë nga Ballkani Perëndimor organizuar në Shkup është edhe një konfirmim shtesë i parandalimit të trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike, trafikut të armëve, luftën kundër migrimit të paligjshëm, luftën kundër korrupsionit dhe sigurinë kibernetike si forma me e re e sfidave moderne të sigurisë. Kështu është shprehur zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi gjatë takimit dypalësh me drejtoren ekzekutive të Agjencisë Evropiane të Zbatimit të Ligjit (Europol), Catherine De Boll, zëvendës krye shefin operativ, Jean-Philippe Lekoufe, Ilija Pulovin, këshilltar i lartë dhe Andrej Groschel, drejtuesin e delegacionit.

Drejtorja e Europol-it, De Boll, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me vendit tonë dhe theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Ministria e Brendshme janë partner serioz në luftën kundër krimit, me ç’rast potencoi se RMV është vendi i parë që ka firmosur Marrëveshje për bashkëpunim operacional dhe strategjik me EUROPOL.

Story i mëparshëm

Shtrenjtime drastike të karburantëve, ASH: Qeveria të pranojë propozimet tona

Story i radhës

Kovaçevski: Qeveria ka legjitimitet të plotë, për 100 ditë dëshmuam se sa të aftë jemi

Të fundit nga