Shtrenjtime drastike të karburantëve, Qeveria të pranojë propozimet e ASH-së
Partia opozitare në vend Aleanca për Shqiptarët akuzon Qeverinë për qmimet e arta të karburanteve në vend. Nga atje thonë që Qeveria duhet të pranojë propozimet e kësaj partie pasi në tregjet botërore pritet edhe më tej rritje e karburanteve.
Sot fatkeqësisht qytetarët, kompanitë e transportit të mallrave dhe shërbimeve, transportit të udhëtarëve e të tjerë, kur të drejtohen drejt pikave të tregtimit me pakicë të karburantëve i pret një befasi e pakëndshme me çmimet e servuara nga kjo qeveri e paaftë dhe zhvatëse. Çmimet e karburantëve sot po tregtohen me çmime shumë të larta e po u afrohen çmimeve para marrjes së masave nga Qeveria për uljen e TVSH nga 18% në 10%. Pra po shihet qartë që masat e ndërmarra nga qeveria janë gjysmake e nuk janë të mjaftueshme, prandaj sot qytetarët po paguajnë çmime shumë të larta për furnizim me karburant në pompat e benzinës. Kjo situatë po dëshmon se përsëri Qeveria do të duhet të rikthehet në propozimet e Aleancës për Shqiptarët dhe të lejë inatet e tyre politike nga të cilat pësojnë vetëm qytetarët.
Më 08.03.2022, Aleanca për Shqiptarët, duke pasur kujdes dhe duke menduar si gjithmonë për të mirën e portofolin (xhepin) e qytetarëve të këtij vendi, propozoi disa masa konkrete për ndryshimin e TVSH nga 18% në 5%, uljen e akcizës për benzinën nga 22 denarë në 15 denarë ndërsa për dizelin nga 15,50 denarë në 9,00 denarë, ulje në minimumin e mundshëm të marzhës së tregtimit nga ana e operatorëve që tregtojnë me pakicë dhe si masë e fundit të shihet mundësia që të ketë ngrirje të vlerës së TVSH dhe akcizës në nivelet e një limiti maksimal.
Por kjo qeveri e paaftë dhe jo përgjegjëse, në të shumtën e rasteve edhe joprofesionale e inatçore, nuk i morri parasysh propozimet tona, por realiteti tregoi se parashikimet e ASH janë të argumentuara e të bazuara në fakte. Prandaj Qeveria duhet një orë e më parë të ulet e ti shqyrtojë propozimet e Aleancës për Shqiptarët, pasi në tregjet botërore të karburantëve parashikohet rritje e mëtejshme e çmimit të arit të zi dhe me akcizat e taksat aktuale, çmimet me pakicë rrezikojnë të rriten edhe më shumë se që janë aktualisht, thuhet në deklaratën e partisë Aleanca për Shqiptarët.
Të fundit nga
Nëse dëshironi që të mos pastroni vazhdimisht supet nga zbokthi i cili me kokëfortësi ju shoqëron,
Sulm ndaj integritetit territorial të Republikës së Kosovës konsiderohet vendimi që Parlamenti Evropian mori për t’i
Ai imagjinonte 5,000 fansa që vinin për të parë aktorët dhe aktoret e preferuara japoneze të
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas shpalljes së gati 90% të
Jemi të vetëdijshëm dhe vigjilent për situatën e krijuar, prandaj do të ndërrohet strategjia. Kështu mes