Bushi: Kemi paralajmërime për radikalizim edhe më të madhë të protestave!

1 minut lexim

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi gjaë një eklarate për media ka folur rreth dhunës së mbrëmshme të shkaktuar nga protestuesit e VMRO-së dhe Levicës.

Bushi potencoi se paralajmërimet e organizatorëve për protestën e sotme janë edhe më shqetësuese dhe pohoi se ka njoftime për radikalizim edhe më të madhë të protestave po edhe shpërndarjen e tyre nëpër të gjitha qytetet tjera.

Ai tha se nga protesta e dhunshme që u bë mbrëmë para institucioneve kanë mbetur të lënduar 47 polic nga të cilët dy kanë lëndime serioze dhe tronditje në kokë.

Shtoi se po merren të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe deklaroi se policia ka arrestuar nëntë persona dhe është në kërkim të personave tjerë që dje kanë përdorur dhunë.

Story i mëparshëm

SKANDAL/ Bilall Kasami do bëj koalicion me LEVICËN pro ruse

Story i radhës

Nëse e njihni personin, lajmëroni policinë! MPB kërkon ndihmë në identifikimin e huliganëve (VIDEO)

Të fundit nga