Bushi: Gjermania partnere strategjike e RMV-së

1 minut lexim

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi bashkë me kolegun e tij Oliver Spasovski sot kanë pranuar donacionin e radhës nga Republika Federale e Gjermanisë, informon GAZETA.MK

Sipas Bushit donacioni gjerman në automjete dhe pajisje kap vlerën e 670.000 eurove dhe janë të dedikuara për Departamentin e Çështjeve Kufitare dhe Migracionit pranë MPB-së.

Ky është postimi i plotë i Bushit:

Kënaqësi që sot si Ministri e Punëve të Brendshme pranuam donacionin e radhës nga ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup.

Automjetet dhe pajisjet në vlerë prej 670.000 euro, të dedikuara për Departamentin e Çështjeve Kufitare dhe Migracionit pranë MPB-së do të luajnë një rol të rëndësishëm me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe rritjen e kapaciteteve të punës.

Shpreh mirënjohje për partneritetin dhe ndihmën që Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut merr në vazhdimësi nga miqtë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë.

Story i mëparshëm

U vra teksa po pinte kafen e mëngjesit/ Del fotoja, ky është viktima Nazmi Bandula

Story i radhës

Kovaçevski: I gatshëm të flas më Sindikatën e Arsimit, por të mos kushtëzohen nga greva!

Të fundit nga