– Gjatë krijimi të Maqedonisë maqedonasit na pyetën, se a do të na pranoni kombin tonë?, ne shqiptarët ju thamë, po;
– Gjatë luftës sê 2001 maqedonasve ju thamë, a e doni marrëveshjen e Ohtit që ju të jeni shumicë e ne shqiptarët pakicë?, thanë po;
-Pastaj ju thamë maqedonasve, se a doni që gjuha shqipe të jetë 20%-she e gjuha maqedonase 80%-she, thanë po;
– Pastaj me marrëveshjen e Prespës ju thamë maqedonasve, se a doni deputetët shqiptarë ta zgjidhin problemin e emrit tuaj me Greqinë nga Maqedonia në Maqedoni Veriore?, thanë po;
– Pastaj shqiptarët ju thanë maqedonasve, se a doni që me ndihmën e partive shqiptare t’ua sigurojmë shtetin e RMV-së me anëtarësimin në NATO?, thanë po;
– Tani ju themi maqedonasve se a doni me ndihmën e shqiptarëve ta zgjidhni problemin e kombit e gjuhës suaj me Bullgarinë me propozimin e Makronit pë t’u anëtarësuar RMV-ja e juaj në BE?, për fat të keq të gjitha të mirat tona shtetërore maqedonasit i kanë harruar e në vend që të pajtohen me shqiptarët e me propozimin francez ata na shajnë, ofendojnë e na urrejnë neve shqiptarëve. Bullgaria i mohon e neve na sulmojnë maqedonasit.