Bullgaria feston Krishtlindjet

December 24, 2022
min lexim

E shtuna është dita e parë e festimeve tradicionale të Krishtlindjeve në Bullgari.

Ato fillojnë më 24 dhjetor, ditën e fundit të agjërimit ortodoks, kur bullgarët zakonisht kanë darkën e Krishtlindjeve me familjen dhe të afërmit e tyre dhe zgjasin deri më 27 dhjetor, që është dita e festës së Shën Stefanit.

Në natën e Krishtlindjeve bullgarët hanë vetëm ushqime vegane (sikurse gjatë agjërimit), të cilat duhet të jenë një numër tek, zakonisht 5, 7, 9 ose 11. Ushqimet tradicionale përfshijnë fasule, speca të mbushura me oriz ose fasule, gjethe rrushi të mbushura me oriz, gatime me kungull dhe buke tradicionale te krishtlindjeve.

Buka e quajtur “pitka”, zakonisht përmban pasuri, të cilat zbulojnë se çfarë do të mbajë viti i ardhshëm për secilin anëtar të familjes. Pas mesnatës në natën e Krishtlindjes, njerëzit e ndërpresin agjërimin dhe lejohen të hanë përsëri mish dhe produkte të qumështit.

Një pjesë e rëndësishme e traditës është që pas darkës, pjatat të mos largohen mënjanë, por të lihen në tryezë gjatë natës. Besimi tradicional është se Virgjëresha Mari viziton shtëpitë gjatë natës dhe feston me atë që ka mbetur. Të tjerë thonë se ata që vizitojnë janë të afërm ose miq të vdekur.

Tradita është e ngjashme me zakonin perëndimor të lënies së biskotave dhe qumështit për Babadimrin. Krishtlindjet shënohen tradicionalisht edhe nga një zakon popullor i quajtur koleduvane: mes mesnatës dhe agimit të natës së Krishtlindjeve, koledari (grupe burrash që janë beqarë, të fejuar ose të sapomartuar) thërrasin në të gjitha shtëpitë për të kënduar këngë të veçanta për Krishtlindje, duke iu uruar shëndet, lumturi dhe të korra të bollshme, si dhe iu dhurohen gatime krishtlindjesh të pjekura, para, dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë.

Në ditën e Krishtlindjeve, bullgarët zakonisht vizitojnë miqtë dhe të afërmit dhe shkojnë në kishë.

Festat e Krishtlindjeve përfundojnë me festën e Shën Stefanit e cila festohet më 27 Dhjetor. Martiri dhe kryedhjaku i shenjte Stefani ishte më i madhi nga shtatë dhjakët, i emëruar nga vetë Apostujt, për këtë arsye quhet “kryedhjak”. Ai ishte martiri i parë i krishterë dhe vuajti për Krishtin kur ishte rreth të tridhjetave./ BTA

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Licencimi i Federatës së Futbollit!!!

Story i radhës

200 poçe elektrike me efikasitet energjetik instalohen në shkollën fillore Ismail Qemali

Të fundit nga

ShkoLartë