Bullgaria do të ndërtojë dy rrugë magjistrale kah Maqedonia e Veriut dhe Turqia

February 2, 2022
1 minut lexim

Gjatë fjalimit të ministrit për Zhvillim Rajonal dhe Çështje Publike të Bullgarisë, Grozdan Karaxhov në komisionin parlamentar, ishte njoftuar se Bullgaria do të ndërtojë dy rrugë magjistrale nga Burgasi deri në Tërnovë të Vogël deri në kufirin turk, ndërsa e dyta – nga kufiri në Gjueshevë, Qystendil deri në Dupnicë.

Siç informon AIM, rruga e dytë magjistrale, siç planifikohet, është nga kufiri me Maqedoninë e Veriut përmes vendkalimit kufitar në Gjushevë në Qystendil deri në Dupnicë, ku do të bëhet lidhje me magjistralen Struma.

Karaxhov nuk mundi t’i komentojë afatet për përgatitjen e projektit ideor dhe dokumentacionin tjetër themelor sepse puna për seksionin ka filluar së fundmi, me aktivizimin e marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, do të ndërtohet rrugë e re magjistrale, ndërsa rruga ekzistuese, e cila kalon përgjatë shumë vendbanimeve, do të mbetet alternative.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

152 pacientë në oskigjeno-terapi në spitale

Story i radhës

Возачи не пропуштаат пешаци, но и пешаците прават прекршоци

Të fundit nga

ShkoLartë