Bulku: Nuk ka rëndësi skema, fitojmë nëse japim maksimumin

min lexim

Ndihmësi i trajnerit Reja, Ervin Bulku foli për mikrofonin e SuperSport në prag të transfertës ndaj Izraelit, ku shpjegoi zgjedhjet në formacion dhe deklaroi se synimi i kuqezinjve është marrja e tre pikëve, për të shpresuar për vendin e parë në grup.

Kemi një 4-4-2 apo 4-3-1-2? Si është zgjidhja e trajnerit dhe kush do të luajë pas sulmuesve?
Më e rëndësishme sesa vendosja, do të jetë ajo se çfarë do të japin djemtë në fushë. Shpresoj të jenë të gjithë në formë të mirë dhe të japin maksimumin, me shpresën që të kemi me vete edhe fatin, për të dalë me tre pikë nga kjo sfidë.

A ju krijon vështirësi fakti që po ndryshoni skemë?
Nuk ka shumë kohë për të punuar me kombëtaren, pasi ka pak ditë në dispozicion. Megjithatë grupi është i njëjtë prej kohësh dhe e kanë më të lehtë të kuptojnë detyrat e tyre në fushë.

Pse Kombëtarja vuan të shënojë gola me goditje standarde apo me skema si në kohën tuaj?
Ne punojmë shpesh me këto, por nuk është e thjeshtë t’ia dalësh. Megjithatë nuk ka rëndësi si vjen goli, por të shënojmë dhe të fitojmë ndeshjen.

https://www.supersport.al/formacionet-zyrtare-reja-ndryshon-para-finales-por-bajrami-mbetet-ne-stol.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kjo është arsyeja pse Princi William nuk mund ta falë Princin Harry

Story i radhës

Ndarja nga jeta e piktorit Sali Shijaku, reagon presidenti Bajram Begaj: Do të mbetet përjetësisht ‘Nderi i Kombit’

Të fundit nga