Bukuroshja shqiptare zbulon se djemtë që jetojnë në Shqipëri nuk janë më tipi i saj

May 31, 2022
1 minut lexim

Moderatorja shqiptare e sportit, Eva Murati është shumë aktive në rrjetet sociale.

Bukuroshja shqiptare ka zbuluar se djemtë që jetojnë në Shqipëri nuk janë më tipi i saj.

Kujtojmë këtu, që moderatorja ka qenë në lidhje me djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topatlli, Genarin, njoftojnë mediat shqiptare.

Që kur filloi karrierën në televizion si moderatore, Eva Murati nuk ka nguruar të flasë dhe të ndajë në rrjete sociale foto me të dashurin e saj asokohe.

Ajo ka rrëfyer se është njohur me të kur ka qenë 15 vjeçe dhe nuk ka tentuar asnjëherë që t’i fshehë diçka nga jeta e saj, familjes.

Mirëpo, në 2019 ata i dhanë papritur fund lidhjes.

Moderatorja fshiu nga rrjetet sociale fotot e tyre.

Ajo nuk ka folur asnjëherë se çfarë ndodhi dhe pse u ndanë, duke konfirmuar në heshtje ndarjen.

Murati së fundmi ka zbuluar se ka marrë oferta tunduese nga projekte mjaft të rëndësishme në Itali dhe ka rrëfyer se së shpejti do ta shohim në një program televiziv në shtetin italian, ndërsa Genari është lidhur me moderatoren tjetër të sportit, Cindy Maren.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moska reagon pas valës së re të sanksioneve nga BE-ja

Story i radhës

Lukaku – Inter nuk është e pamundur

Të fundit nga

ShkoLartë