bujqit ankohen se nuk jane paguar subvencionet e grurit per 2025 qeveria me rebalancin do shlyejme keto detyrime 6a8bfd0daaba9

Bujqit ankohen se nuk janë paguar subvencionet e grurit për 2025, Qeveria: Me rebalancin do shlyejmë këto detyrime

August 24, 2026
1 minut lexim
buj 1

Prodhuesit bujqësor raportojnë se subvencionet e vitit 2025 ende nuk janë derdhur në llogaritë e tyre bankare, edhe pse sipas tyre tani shpejt vjen koha për pagesën për këtë vit.

Sipas shoqatave të bujqëve, vonesat e gjata dhe bllokadat në disbursimin e fondeve kanë vënë në rrezik shumë kultivues, duke ua pamundësuar sigurimin e mjeteve elementare për plehërat, farërat dhe inputet e nevojshme për ciklet e reja të prodhimit.

Prodhuesit e grurit, qumështit dhe kultivuesit e sektorëve të tjerë theksojnë se pritja e gjatë, e shoqëruar me kritere të rrepta administrative, po e vështirëson tejkalimin e kësaj gjendjeje të rëndë.

Ndërsa reagimet e prodhuesve bëhen çdo ditë e më të ashpra, krerët e shtetit arsyetojnë vonesat me situatën e trashëguar financiare dhe problemet teknike.

Sipas të dhënave nga shoqatat e bujqërve, vlera totale e mjeteve të pashlyera nga shteti ka kaluar shifrën e 100 milionë eurove. Edhe pse Ministria e Bujqësisë deri në mars të vitit 2026 arriti të shlyejë një pjesë të obligimeve prej rreth 30 milionë eurosh, mbi 70 milionë euro mbeten të bllokuara vetëm për periudhat e kaluara, ndërkohë që detyrimet vazhdojnë të grumbullohen.

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe drejtuesit e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (AMFBZH) theksuan se me rebalancin e buxhetit janë siguruar mjetet e nevojshme për të përmbyllur ciklin e borxheve të mbetura nga vitet e kaluara, përfshirë periudhën 2021–2025.

Nga qeveria bëjnë me dije se paralelisht po zhvillohet edhe procesi i aplikimit për programin e ri të vitit 2026, me qëllim vendosjen e një stabiliteti afatgjatë.

“Gjetëm probleme shqetësuese, borxhe të grumbulluara, programe të papaguara dyvjeçare dhe akumulime boshe. Me rebalancin siguruam mjetet për shlyerjen e këtyre detyrimeve. Planifikojmë t’i përfundojmë pagesat direkte në bujqësi për vitin 2025″, premtoi muajin e kaluar kryeministri Mickoski.

Megjithatë, bujqit mbeten skeptikë ndaj afateve dhe premtimeve të reja. Sipas tyre, çdo vonesë dëmton zinxhirin e prodhimit vendor, duke i lënë familjet bujqësore pa mjete elementare për të nisur ciklet e reja të mbjelljeve dhe kultivimit.(INA)

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jennifer lopez mahnit me fustanin e bardhe 6a8bf91d755f2
Lajmi i mëparshëm

Jennifer Lopez mahnit me fustanin e bardhë

ARTAN GRUBI VS BUJAR OSMANI
Lajmi i radhës

VLEN: Grubi para drejtësisë, “këndimi” i Bujarit dha rezultat

Të fundit nga

Jennifer Lopez mahnit me fustanin e bardhë

Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në Los Angeles, ku u shfaq me një fustan elegant veror. Këngëtarja 57-vjeçare u fotografua duke lënë një vilë në West
ShkoLartë