Bujar Osmani thotë se nuk është në interes të Shqipërisë të ndahet nga RMV në rrugën drejt BE-së

April 14, 2022
1 minut lexim

Kam thënë edhe më herët se nuk është interes afatgjatë i Shqipërisë që të ndahet nga ne në këtë rrugë. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i pyetur se si i komenton deklaratat e autoriteteve të Shqipërisë, se dy vendet duhet t’i ndajnë rrugët, nëse në qershor nuk gjendet zgjidhje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Vendimi për ndarje nuk është as e Shqipërisë as e Maqedonisë së Veriut. I përket vendeve anëtare nëse do të arrijnë unanimitet që Shqipëria të nis negociatat në qershor, Republika e Maqedonisë së Veriut mos t’i nis. Kam thënë edhe më herët se nuk është interes afatgjatë i Shqipërisë që të ndahet nga ne në këtë rrugë, sepse këto gjendje janë në cikël. Në një moment ne jemi para dhe mund ta tërheqim Shqipërinë, në tjetër moment Shqipëria të jetë para dhe të na tërheq neve”, ka deklaruar ministri Osmani.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Telefonata e dhimbshme e gjyshes 86-vjeçare që emocionoi gjithë komisariatin e policisë

Story i radhës

Ademi vizitoi KF Beharin, vëzhgon nga afër punimet në fushë 

Të fundit nga

ShkoLartë