“Ndihmë, jam vetëm dhe kam uri. Nuk ha prej dy ditësh.’’-janë këto fjalët e thëna nga një gjyshe 86-vjeçare, që do të vinin në lëvizje komisariatin e Afragola-s, një prej komunave më të populluara në Napoli.
Gruaja italiane, e cila pas vdekjes së të shoqit jetonte vetëm, kishte më shumë se 48 orë e pangrënë dhe nuk kishte marrë as ilaçet e zemrës. Por, përveç këtyre arsyeve madhore vendosi t’u telefononte karabinierëve pasi ndihej vetëm.
Menjëherë sapo e dëgjuan thirrjen e saj për ndihmë, dy prej tyre morën shënim adresën dhe vendosën ta surprizonin duke i shkuar në shtëpi.
“Nuk kam ngrënë prej dy ditësh, nuk kam pirë as ilaçet dhe nuk dija ç’të bëja. Kam parë çdo episod të “Carabinieri” dhe mbaj mend që një grua gjendej në të njëjtën situatë si unë, ndaj vendosa t’ju telefonoj.”-rrëfeu mes lotëve ajo.
Të prekur nga ajo që po dëgjonin, karabinierët vendosën që t’i përgatisnin një sallatë me atë që kishte mbetur në frigorifer. Pasi pritën që 86-vjeçarja të mbaronte drekën, e shoqëruan për të bërë pazaret dhe i premtuan që do të vinin ta takonin çdo javë.