Bujar Osmani do të marrë rolin e Kryesuesit të OSBE-së prej 1 janarit

1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se vendi i tij do të jetë kryesues i OSBE-së për 12 muaj, duke filluar nga data 1 janar.

Këtë ai e ka bërë të ditur me anë të një statusi në Facebook.

“A e dini se OSBE është organizata më e madhe e sigurisë në botë me 57 shtete që përfaqësojnë 1.3 miliardë njerëz në tre kontinente.”

“Duke filluar nga 1 janari, gjatë 12 muajve të ardhshëm Maqedonia e Veriut do të marrë kryesimin e kësaj organizate të jashtëzakonshme dhe jam i privilegjuar të marr rolin e kryesuesit të OSBE-së me seli në Vienë”, shkruan ai.

Story i mëparshëm

Fundoset një jaht 40 metra i gjatë, dalin pamjet

Story i radhës

100-Vjet të ekzistimit dhe veprimtarisë së Klubit Futbollistik Prishtina

Të fundit nga