Bujar Osmani: Bashkimi Evropian duhet ta përshpejtojë zgjerimin drejt lindjes

March 4, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili merr pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme ministrore të NATO-s, para fillimit të mbledhjes shprehu përkrahjen e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën.

Mesazhi i dytë i ministrit Osmani ishte që zgjerimi i BE-së është çështje vitale duke pasur parasysh sulmet ruse në lindje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bashkimi Evropian duhet ta përshpejtojë zgjerimin drejt lindjes”, tha Osmani duke shtuar se kjo krizë dëshmoi se politika e zgjerimit është çështje sigurie.

I pyetur për aspiratat e Ukrainës që të jetë anëtare e NATO-s, ministri Osmani theksoi se pikërisht politika e dyerve të hapura në NATO do të thotë stabilitet.

“Në Ballkanin Perëndimor, anëtarësimi në NATO ishte vendimi më i rëndësishme që e stabilizoi Ballkanin”, tha Osmani duke shtuar se Ukraina nuk është e vetme./Telegrafi/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Osmani: Zgjerimi i BE-së të përshpejtohet në emër të sigurisë (VIDEO)

Story i radhës

Agjencia atomike e OKB-së: Nuk ka rrjedhje radioaktive nga centrali në Ukrainë

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë