Njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Janusz Bugajski ka falendëruar kryediplomaten nga Kosova, Donika Gërvalla, që sipas tij po e thotë të vërtetën rreth procesit të dialogut.
Bugajski ka potencuar se procesi i normalizimit është një ‘farsë’ dhe se emisarët e SHBA-së dhe BE-së kanë humbur besueshmërinë.
Sipas tij, pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, emisarët kanë dështuar në detyrat e tyre.
Thank you FM for telling the truth: the “normalization” process is a farce as US and EU envoys have lost their credibility. Without mutual recognition between Kosova and Serbia they have failed in their jobs. https://t.co/QaRwDdXeS4
— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) July 14, 2023
“Faleminderit Ministres së Punëve të Jashtme që thoni të vërtetën: procesi i “normalizimit” është një farsë pasi të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së kanë humbur besueshmërinë e tyre. Pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë ata kanë dështuar në punën e tyre”, ka shkruar Bugajski.