Budima: Shahu i Kosovës në rrugë të mbarë 

May 31, 2022
min lexim

Bisedë me Armend Budimën, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës 

Ditë më parë përfundoj Kampionati ekipor i Super Ligës së Kosovës në shah, garë kjo e mbajtur në ambientet e Capital-Gate afër Fushë Kosovës. Kushtet dhe organizimi i garës ishte në nivel Evropian.

Për këtë merita kanë drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës, gjyqtarët dhe i tërë stafi meritojnë lëvdata për një organizim të këtillë.

Image

Për këto dhe gjërat e tjera që i presin gjatë këtij viti dhe objektivat për ngritjen e cilësisë të Shahut të Kosovës, zhvilluam një bisedë me njeriun e parë të kësaj federate, Armend Budima.

Si e vlerësoni Kampionatin ekipor të Super Ligës së Kosovës në shah? 

Armend Budima: Kampionati ekipor i Kosovës për vitin 2022 mund ta vlerësojmë pjesërisht të suksesshëm sa i përket aspektit të pjesëmarrjes së ekipeve e kjo për arsye se dy ekipe të Super Ligës ajo nga Deçani dhe Istogu janë tërhequr nga gara para se të filloj ajo pa ndonjë arsye bindëse!.

Ndërsa sa i përket ekipeve tjera dhe organizimit të saj atë mund ta vlerësojmë shumë të suksesshme për arsye se ekipet kanë qenë shumë cilësore. Në mesin e tyre ka pasur GM, IM nga rajoni dhe më gjërë. Këtu vlenë të përmendet edhe pjesëmarrja e shahistëve tanë më të mirë nga diaspora në klubet tona. Kushtet e lojës dhe organizimi ka qenë në nivel Evropian për çka edhe kemi marr lëvdata nga shahistët e huaj pjesëmarrës në këtë garë. 

Sa jeni të kënaqur me zhvillimet e deritashme në Shahut e Kosovës në mandatin tuaj të parë? 

Armend Budima: Deri tani mund të themi se jemi të kënaqur me zhvillimet e shahut në Kosovë e kjo për arsye se janë masovizuar garat e shahistëve në kategoritë e të rinjëve dhe të rejave nga U10 deri U18 ) si dhe pjesëmarrja e shahistëve tanë në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Vlenë të ceket edhe pjesëmarrja për herë të parë në historinë e shahut kosovar të shahistit tanë në kampionatin botëror në shahun rapid dhe blitz. 

Pos shahistëve me një cilësi dhe përvojë më të madhe, edhe ata te rinjte po dëshmohen se nga ata mund të priten rezultate të kënaqshme? 

Armend Budima: Po e vërtetë  e kemi një plejadë të shahistëve të rinj të cilët gradualisht po i zëvendësojnë lojtarët tanë më me pervojë dhe atë me plotë sukses sidomos në arenën ndërkombëtare. Prej tyre priten rezultate të mëdha sidomos tek tituj ndërkombëtarë, besoj se se shpejti do ta kemi GM (kryemjeshtërin) e parë kosovarë si dhe disa me tituj të IM (Mjeshtrit Ndërkombëtar), dhe këtë kam besim të plotë se do  arrihet për një kohë sa më të shkurtër. 

Image

Sa po punohet me grupmoshat e reja në klube dhe organizime të garave rajonale?

Mendoj se ka filluar të intesifikohet puna në klube me grupmosha të reja sepse edhe pjesëmarja e tyre në garat rajonale dhe Republikane po është evidente. Në këtë drejtim vlenë të përmenden disa klube të cilat po prin në këtë dreitim si: KSH “RAHOVECI”, KSH “VËLLAZNIMI, KSH “FERIZAJ”, KSH “PEJA” etj.

Gjithashtu në këtë drejtim i kemi aktive edhe klubet e shahut tek femërat të cilat dita ditës po bëhen më masive dhe qëllimi i Federatës është që ta forcojmë shahun tek femërat.  Tani për tani ka mbetur pas zhvillimeve në rajon, mirëpo me punë sistematike mendoj se në një të ardhme jo të largët do ta përballojmë edhe këtë pengesë. 

Dardania si kampion i Kosovës do të jetë pjesëmarrëse në Kupën e Evropës që dë të mbahet në fillim të tetorit në Austri, mësuam se sivjet për herë të parë dë të marrë pjesë edhe një ekip i femrave?  

Armend Budima: KSH “Dardania” këtë vitë është shpallur kampione pas një periudhe shumë të gjatë lufte për titull dhe ajo do ta përfaqësoj shtetin e Kosovës në garat ekipore Evropiane të cilat mbahen në fillim të tetorit në Austri ( kjo garë e ka karakterin e Champions Ligue në futboll), do të thotë do të jetë pjesëmarrëse në garat më elitare evropiane.

Gjithashtu këtë vit do ta kemi edhe ekipin e femrave në këtë garë elitare për herë të parë në historinë e shahut kosovar dhe ky ekip do të komponohet nga lojtaret më të mira të Kosoves. 

Cilat janë aktivitetet e tjera gjatë këtij viti dhe cilat janë objektivat gjatë mandatit tuaj si kryetar i FSHK-së? 

Armend Budima: Ne si federatë i kemi caktuar objektivat mjaft të lartë të cilat synojmë ti realizojmë e ato janë: Aktivizimi sa më i madh i shkollave të shahut, përgaditja e koncept dokumentit për shahun në shkolla/kabinetet e shahut), projekt-propozimi infrastrukturor në komunat kryesore të Kosovës “SHTEPIA E SHAHUT” (projekt i cili do ta mundësonte zhvillimin e shahut në Kosovë në 50-vitet e ardhshme). Intesifikimi i aktiviteteve sportive (lojës së shahut) në garat kombëtare e sidomos ato ndërkombëtare ku vlen të përmendet edhe një fakt se këtë vit do ta kemi për herë të parë në historinë e shahut kosovar edhe përfaqësuesen e veteraneve të Kosovës (65+) në kampionatin Evropian për veteran. 

Në fund keni për të shtuar diçka? 

Armend Budima: Në fund ju premtoj të gjithë shahistëve dhe shahisteve angazhimin maksimal të federatës dhe kryesisë së saj në zhvillimin e shahut në Republiken e Kosovës. Ju faleminderit për intervistën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Profesorët e UKM-së – Shkup më 2 qershor protestojnë për paga më të larta

Story i radhës

Komuna e Tetovës: Ajri nuk është i ndotur deri në atë masë sa që të jetë i dëmshëm

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë